Do kandidojë përballë Veliajt? Përgjigjet Salianji
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ai nuk ndonjë ambicie për të qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, Salianji është pyetur nëse do të jetë ai kandidati i opozitës në garën për Bashkinë e Tiranës.
“S’kam ndonjë ambicie për të qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por kjo s’varet vetëm nga unë. Nuk ka ardhur koha për të thënë emrin e kandidatit, por Basha ka bërë edhe një listim të kushteve që duhet të ketë kandidati që do të vendoset përballë Veliajt, apo ndonjë kandidati tjetër”, u shpreh Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

