Do mbajë emrin e gazetarit “Andrea Stefani”, Veliaj: Shkollë e re 9-vjeçare me parashkollor në Astir

Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re, bën me dije kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

E dizenjuar nga Stefano Boeri, shkolla 9-vjeçare me parashkollor do të mbajë emrin e gazetarit e publicistit të njohur “Andrea Stefani”.

Veliaj përmes një postimi në twitter, ku ka shpërndarë edhe imazhet e shkollës së re e cila pritet të jetë një nga më të bukurat.

“Sot do inspektoj shkollën më të re në Tiranë tek rrethrrotullimi i Shqiponjës.

E dizenjuar nga Stefano Boeri, do jetë 9-vjeçare me parashkollor për 1,000 nxënës & do mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm “Andrea Stefani”. Shpëtim për gjithë zonën Astir-Doganë”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP