“Do ndodhë brenda dy viteve”, Rama bën një tjetër njoftim të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shërbimi Veterinar Shtetëror ka hyrë në një fazë reformimi, ku shumë të rinj të kenë mundësi të punësohen. “Aplikimet bëhen pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve. Brenda harkut kohor të dy viteve do të punësohen rreth 400 veterinerë shërbimi në njësitë administrative dhe veterinerë të kontrollit zyrtar në thertore e tregje”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

#RESPEKT

Shërbimi Veterinar Shtetëror ka hyrë në një fazë reformimi. Si Jona nga Vlora do të kenë mundësi të punësohen shumë të tjerë që duan të ushtrojnë këtë profesion kaq shumë të rëndësishëm për shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Aplikimet bëhen pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve. Brenda harkut kohor të dy viteve do të punësohen rreth 400 veterinerë shërbimi në njësitë administrative dhe veterinerë të kontrollit zyrtar në thertore e tregje

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI!

SHKARKO APP