Do shiteshin si firmato, kapet konteineri me produkte false në Durrës

Bllokohet një konteinere me mallra të falsifikuara në Doganën e Durrësit.

Mësohet se malli që ishte brenda tij vinte nga Kina dhe se mbi produkte ishin stampuar marka të njohura ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për syze të markave të ndryshme, çanta, portofola, të gjitha false, sipas të njëjtave burimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet me dije se mallrat kanë falsifikuar firma të mëdha botërore dhe do të hynin në tregun tonë si origjinale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në deklarime janë emërtuar si mallra të thjeshtë, pa marka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?