“Do ta provoj se s’bën”, Grida Duma i shkon qytetares në shtëpi dhe i komenton gatimet
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma vazhdon takimet e shumta me qytetarët, ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur zyrtarisht. Ajo është bërë aq e afërt me qytetarët, sa herë pas here i shkon atyre në ambjente të ndryshme si në punë ashtu edhe në shtëpi.
Së fundmi, Duma është ndalur në shtëpinë e një qytetareje dhe nuk ka hezituar të provojë gatimet e saj.
Ish-deputetja ka publikuar disa foto në rrjetete sociale, ndërsa shprehet se është larguar me ndjesitë më të bukura nga aty.
“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.
“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta marr vetë e do ulem aty”.
“Shyqyr që na mbushët shtëpinë se të tre fëmijët i kam jashtë!”
U largova me ndjesitë më të bukura!”, shkruan Grida Duma.
“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.
“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta…Pubblicato da Grida Duma su Giovedì 4 marzo 2021