Do të drejtojnë procesin e anëtarësimit në BE, ja kush janë dy të zgjedhurit e Ramës

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë takimit me , komisionerin evropian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn, ka bërë të ditur se cilët janë figurat diplomatike që do të vazhdojnë punimet deri pranverën e ardhshme.

“Qeveria do të ketë si koordinator teknik zv.ministrin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit dhe drejtor të procesit ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati,” tha Rama.

Gent Cakaj, është filozofi i ri kosovar që këshillonte kryeministrin Rama për çështjet diplomatike. Cakaj u emëruar si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme në qershor të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?