Do të jetë në zyrë më 12 nëntor? Rama përgjigjet me një ironi

Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare më 12 nëntor, ndërsa deri më tani ende nuk dihet se çfarë skenari do të ketë kjo protestë.

Lidhur më këtë protestë, kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë një interviste televizive nëse do të qëndrojë në zyrë ditën që demokrattët do protestojnë para zyrës së tij në kryeministri.

Kreu i qeverisë është përgjigjur me ironi, duke thënë se “nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme. Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?