“Do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët”, Rushaj apel numëruesve: Mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve

Kandidati për deputet, Alfred Rushaj në një dalje nga selia e PD-së pohoi se në vijueshmëri të procesit të numërimit do të ketë surpriza.

Rushaj tha se sot u rikuperuan dy mandate nga ana e PD-së, ndërsa iu bëri thirrje numëruesve që mos të tjetërsojnë votën e shqiptarëve.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për ndryshim. Sot pamë se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza, të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Ndaj i bëj thirrje çdo numëruesi të çdo partie, mos tjetërsoni vullnetin e shqiptarëve. Ata kanë dashur ndryshimin dhe ne do t’ua sjellim atë.”, tha Rushaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?