Do të lirohen të paraburgosurit? Ndreca: Lëvizje e duhur nga Gjykata Lartë, në Shqipëri shifrat 60%

Avokati dhe ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca flet për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit unifikues të vitit 2011 për praktikën e masës së sigurimit të arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e saj. Ai u shpreh se në vendet europiane shifrat e paraburgimit janë 20%, ndërsa në Shqipëri arrijnë në shifrat 60% sipas tij. Ndreca ndër të tjera e gjykon veprimin e Gjykatës së Lartë si të vonuar, duke shtuar se “gjykatat shqiptare e ka në mentalitet paraburgimin”.

”Mendoj që është një veprim i vonuar sepse edhe siç e thamë, në shifra është përmbysur niveli i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Në vendet e tjera paraburgosja është në shifrat 20%, ndërsa në Shqipëri të paraburgosurit janë 60%.

Është tentativa për të paraburgosur kaq shumë persona. Në çdo standard europian, përgjithësisht 3-4 muaj është prezumimi, më pas shtrëngohet roli i prokurorisë. Në mënyrë periodike duhet të dëshmojë në gjykatë, por tek ne nuk ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka shumë raste që nuk ndodh, por edhe në ato që ndodh është shumë formale. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i vonuar, ne kemi marrë disa shuplaka në Strasburg. Pyetjet që ka bërë kryetari i Gjykatës së Shkallës së Lartë shkon në linjë me kodin penal, tregon që do të ketë ndryshime. Gjykata e ka në mentalitet paraburgimin”, tha Ndreca në ”Top Story”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?