Do të përfitojnë 1,400 pronarë – 160 Mln dollarë për kompensimet deri në 2022, Venecia për Ligjin në Tiranë

Afërsisht 160 milionë dollarë është shuma totale që do të paguhet nga buxheti i shtetit për kompensimin e pronarëve gjatë tre viteve të ardhshme. Scan ka zbardhur parashikimet buxhetore të Qeverisë të pasqyruara në projekt dokumentin e programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2020–2022.

Duke ju referuar parashikimeve buxhetore të Agjencisë së Trajtimit të Pronave mësohet se fondi i kompensimit rritet me rreth 5 milionë dollarë në vitin 2020, nga 48 milionë dollarë në vitin actual. Në dy vitet e tjera është parashikuar rritje me e ulët e fondeve buxhetore për këtë qëllim, përkatësisht nga 54 milionë dollar.

Në program, Qeveria parashikon edhe rritje të numrit pronarëve që do të përfitojnë nga fondi i kompensimit. Sipas dokumentit, aktualisht përfitojnë kompensim afërsisht 800 pronarë, shifër që parashikohet të rritet në 1,400 në vitin 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimet afatmesme lidhur me procesin e kthim kompensimit të pronave korrespondojnë me një vizitë dy ditore të Komisionit të Venecias në Tiranë si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Paluajtshme. Aktualisht disa nene të tij janë dërguar për rishikim në Gjykatën Kushtetuese nga aktorë të ndryshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?