Do të shkojë në burg? GJKKO merr vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberaj
Këtë të hënë, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për kreun e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberaj dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja. Dy zyrtarët e lartë të bashkisë së Tropojës akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës dhe pyjeve në lidhje me ndërtimin e dy rrugëve.
”Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik.
Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatëmilion e gjashtëqind e njëmbëdhjetëmijë e pesëqind e njëzet) Lekë”, shkruhet në njoftimin e SPAK.