Do të të mbys, pise”, pezullohet mësuesja e 9-vjeçares pas denoncimit

Është pezulluar nga puna mësuesja Bedrie Kastrati, në shkollën 9-vjeçare, “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.

Emisioni investigativ ‘Stop’ publikoi mbrëmë një video, nga e cila mësuesja e klasës së katërt, e cila jep lëndën e matematikës, është kapur me zë e me figurë në sjelljen e saj të papranueshme me nxënësit e miturit. Kastrati përdor me fëmijët fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditje fizike pa shkak.

Sot, ministrja e Arsimit Besa Shahini e ka pezulluar nga puna. “E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falënderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Stop - Kukes, mesuesja  godet e shan femijet me fjalet: Kucke e pise! (02 prill 2019)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?