”Do të të vëmë bombën”, sërish kërcënohet kreu i burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar sërish me jetë përmes një mesazhi në celular. Në telefonin e Ismailit është dërguar një sms ku shkruhet: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”, raporton Ora News.

Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet me dyshimin se Ismaili është kërcënuar për shkak të detyrës nga një grup kriminal që vepron në kryeqytet.

Ismaili është pjesë e komisionit që vendos për hyrjen në regjimin e rreptë 41 bis për disa të dënuar që thyejnë rregulloren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?