“Do të vras”, shqiptari kërcënon me jetë mësuesen italiane të djalit

Një shqiptar 50-vjeçar ka kërcënuar me vdekje mesuesen e te birit, pasi ai nuk eshte pranuar te ndjeke institutin profesional në Gorgonzola (Milano).

Babai i djalit 16-vjeçar, e ka marrë mësuesen në telefon dhe në kulmin e zemërimit i ka thënë asaj se do ta vrasë, pasi e konsideron atë fajtorin kryesor të refuzimit të djalit të saj, raportojnë mediat italiane.

Mësuesja ka bërë denoncimin pas kërcënimit që ka marrë dhe pas kësaj shqiptari e ka pësuar keq, pasi u ndalua dhe tashmë ka punë me drejtësinë italiane. Ai akuzohet për kanosje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e ka pranuar fajin dhe ka kerkuar ndjesë, pasi ka thënë se ishte i inatosur dhe ka vepruar neë tension e sipër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?