“Do të zbatojmë kanunin”, banorët e Kaçinarit në gjyq kundër ndërtimit te HEC-eve

Banorët e zonës së Kaçinarit kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në seancën gjyqësore të zhvilluar pranë ambienteve të SPAK, kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin e shtratin e lumit Shpërdhazë.

Avokati Ndue Pjetra u shpreh se çështjen SPAK e ka kaluar sërish në prokurorinë e Lezhës, pasi ka shpallur moskompetencë, pavarësisht gabimeve proceduriale të organit të akuzës.

Ndërkohë avokati Klodjan Reçi deklaroi se banorët janë viktima të ndryshimeve gjyqësore që janë bërë së fundmi dhe enden pa rrugë zgjidhje.

“Këto janë viktimat të ndryshimeve gjyqësore që janë bërë së fundmi. Në kohën kur këto qytetarë kanë parashtruar ankesën, e kanë pasur Krimet e Rënda, dhe gjykata arriti në konkluzionin që nuk ka kompetencë për ta hetuar dhe ja kaloi Prokurorisë së Lezhës.

Nëse jemi para veprave penale të shpërdorimit të detyrës, falsfikimit të dokumentave, duhet që në bazë të ligjit ta sjellë sërish këtu. Këto qytetarë enden pa rrugë zgjidhje për shkak se ndryshimet e tyre gjyqësore janë në disfavor të tyre.”- u shpreh Reçi.

Ndërkohë një banorë tjetër deklaroi se duhet një atakim i vendimit të qeverisë për të ndërprerë koncesionin për katër hidrocentralet.

“Për sa i përket atakimit, duhet atakimi i vendimit të qeverisë për ndërprerjen e këtij koncesioni për katër hidrocentralet. E gjithë procedura e ndjekur është komplet mbi baza të flasifikuara. E gjithë procedura e ndjekur janë të gjithë të falsifikuara. Ne kemi pajtuar avokatët që të atakojnë vendimin e qeverisë për dhënien e lejes për këto hidrocentrale. Është e gabuar, sepse ky kryeministër dhe kjo qeveri e ka përcaktuar zonën e Kaçinarit si zonë e mbrojtur, e miratuar me firmën e Edi Ramës.

Ish-komuna apo njësia Administrative në Kaçinar ka një plan strategjik ku është planifikuar se kjo zonë është e mbrojtur. Kërkojmë që këtë  vendime të bëhen nul. Ne nuk do ta ndërpresim të gjithë protestën tonë, sepse aty është jeta jonë. Jemi të vendosur që këto hidrocentrale të mos ndërtohen. Nuk është vonë qeveria me një akt mund të ndërpresë atë leje vendimi.”- u shpreh ai.

Ndërkohë një banorë tjetër shtoi se nëse nuk merr zgjidhje me ligj do të zbatojnë kanunin.

“Ne do të zbatojmë kanunin, nëse nuk gjejmë një zgjidhje nga ligji. Ne nuk përplasemi me njerzit, nuk e zgjidh ligji do e zgjidhi kanuni. Ne do të jemi aty tek vendi ynë. Atje kam varrezat, atje kam fshtarët e mi.”- u shpreh banori.

SHKARKO APP