Do trafikonte armë zjarri në Itali, 23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Rinas

Policisë Kufitare në Rinas ka arrestuar një 23-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të trafikonte armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Në njoftimin e policisë thuhet se i riu Daors Gashi nga Peja është arrestuar në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar në drejtim të Italisë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

SHKARKO APP