Manastirliu jep lajmin e mirë për nënat e papuna që rrisin 3 apo më shumë fëmijë: Kujdesi i fëmijëve do të njihet si vite pune

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot vendimet e qeverisë.

Manastirliu bëri me dijes se qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2023, i cili do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Sipas VKM-se nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para.

“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha ministrja.

SHKARKO APP