“Do vaksinohen 60 qytetarë në orë”, Rama: Nisim para javës së 3 të janarit

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu, kanë bërë sot një vizitë në stadiumin “Air Albania”, vendi ku pritet të kryeht edhe vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Sipas kryeministrit të vendit, synohet që vaksinimi të fillohet para javës së tretë të janarit në vend, i cili është dhe afati i kontratës me kompaninë Pfizer.

“Jemi në një fazë shumë pozitive sa i përketë virusit. Mendojmë ta nisim përpara javës së tretë të janarit vaksinimin por kemi shpresë edhe më shpejt. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë. Do presim dhe mbështesim menjëherë spitalin COVID të Prishtinës dhe strukturën spitalore të tij. Do jemi pranë tyre pa asnjë hezitim. Ajo që është e rëndësishme është që për gjithë këtë punë janë bërë gjithë ato përgatitje dhe ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi një hap para.”– tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në këtë qendër është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Nga ana tjetër Manastirliu tha se qendra të tjera vaksinimi do të hapen paralelisht edhe në zona të tjera të Tiranës, ndërsa radhën më pas e kanë Vlora e Shkodra.

SHKARKO APP