Do vijojë ende mësimi online? Kushi: Në varësi të pandemisë, pushimet dimërore më të gjata
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur në lidhje me mësimin që po mbahet online. Sipas saj, pushimet dimërore për nxënësit do të jenë më të gjata se zakonisht.
Më tej ajo u shpreh se ende nuk është vendosur se kush datë do të jetë fillimi i shkollës dhe se pandemia do të ndikojë shumë në vendimarrjen për fillimin dhe vazhdimin e mësimit.
”I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”,-tha ajo.