“Do vrasim veten”, deputetja e PD-së zbulon SMS-të e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, e konsideron çështje humanitare nxjerrjen nga lista e ndihmës ekonomike të dhjetëra mijëra familjeve

Ju siguroj që sot ka njerëz, mesazhe që më vijnë mua më thonë se do t’i japë fund jetës. Njerëzit nuk janë as koka turku, as shifra dhe as presje dhjetore. Zotërinjtë përballë dhe zonja e pranuan se sistemi ka nxjerrë jashtë dhe ka gabime.

Dy gjëra fare të thjeshta nga pikëpamja politike. Nëse ka abuzim në skemë, ju siguroj se abuzuesi i skemës kapet jo në vitin e 5-të, por në moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në skemën e vjetër edhe në skemën e re nuk ka asnjë arritje madhore. Ke nxjerrë 18 mijë veta dhe në paketë thua janë abuzues dhe thua ka gabime.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Ndihma ekonomike, Duma: Më vijnë sms të njerëzve që thonë do vrasim veten

Sikur një i vetëm të ketë dalë nga skema gabimisht, do të bëhej i njëri debat.

Nëse bëhet fjalë që këto mijëra nuk e kanë objekt luksi do të bënim një debat të dytë. Kjo është çështje humanitare. Nëse flisni për nxjerrje jashtë të abuzuesve ka pasur momente që skema ka qenë 200 mijë dhe ka shkuar në 100 mijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?