Doçi: Të gjithë besojmë ringjalljen, por s’predikojmë vetëvrasjen

Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi e ka quajtur si dështim të fesë së tyre në rast se motrat Josifi kanë qenë Ungjillore dhe kanë vrarë veten. Ai tha se çdo fe beson te ringjallja por e dënojnë vetëvrasjen. Familja frekuentonte Kishën Ungjillore. Sipas dëshmisë së Blertës, ato e braktisën Kishën Ungjillore, për të gjetur vetë rrugën e Zoti. “Të trija kishim besim të madh në Zot dhe jemi pjesë e Kishës Ungjillore, por kemi rreth 5 vite që nuk shkojmë në kishë”.

”Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjall dhe vetë ideja e ringjalljes është faktorë inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes. Pastaj zhvillimet e implikimeve në shërbesat e Kishës Ungjillore, këto shërbesa i keni çdo ditë, pastaj zhvillimet e implikimeve përsëri jepet si shpjegim duke helmuar pa të drejtë perceptimin normal që kanë për kishat. Të vajtojmë jetët e humbura dhe të urojmë shërim të mbijetuar, pastaj të gjykojmë faktorët, ti analizojmë me mençuri se pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemia është e rënduar. Nëse këto familje kanë qenë dhe janë, e kuptojnë veten e tyre Ungjillore, ju duhet të kuptoni një Ungjillor vjen nga Ungjill, “lajm i mirë”, dhe lajmi i mirë është “Perëndia na do”. Nëse kanë qenë Ungjillore, se mund të vish në takime e Kishës, por nuk do të thotë se je Ungjillor, kjo që ata kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Fitorja është që përballë çdo vështirësi ti qëndron me shpresë. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja. Unë nuk e di se çfarë kanë menduar ato”.

SHKARKO APP