Doda: Është vendosur diktatura, mbështetësit tanë po marrin shumë presione
Në garën e 25 prillit është edhe Mesila Doda. Kandidatja për deputete e PDIU-së në qarkun e Tiranës, thotë se mbështetësit e partisë së saj janë hasur me shumë presione. Sipas Dodës, gjatë fushatës ajo vetë ka mësuar se në Shqipëri është vendosur diktatura.
”Mbështetësit tanë kanë pasur shumë presion nga ana e segmenteve të pushtetit, ndaj shumë herë ne bënim mbledhje në një zonë dhe thonim që ishim në një zonë tjetër vetëm që të mos kishin probleme. Presionet ishin nga më të ndryshmet, nga kërcënimi për heqje pune, për shembje shtëpie, për mosbërje legalizimi, për çdo hall familjar të tyre. Kam mësuar gjatë kësaj fushate, që në Shqipëri ka një fenomen që nuk ndodh në asnjë vend të Europës, sot duhet të marrësh leje edhe për të sovatuar murin në shtëpinë tëndë apo të ngjisësh një pllakë, ose të vjen policia dhe të kërcënon me hapje procesi penal dhe dënim deri vite burg. Pra unë kam filluar të kuptoj, në fakt ne e kemi kuptuar të fundit që është vendosur diktatura. Diktatura ishte vendosur prej kohësh”,-tha Doda.