Doda, interpelancë me Bushatin për Maqedoninë

 

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doka ka bërë të ditur se prej mëngjesit të djeshem ka depozituar në Parlamentin e Shqipërisë kërkesën për interpelancë me Ministrin e Jashtem, z.Ditmir Bushati për çështjen e Maqedonise, gjendjen reale dhe përgjegjësitë e shtetit shqiptar për gjendjen e bashkëkombasve të tij.

“Shpresoj qe kjo interpelance te zhvillohet sa me shpejt dhe te kemi mundesi te sjellim nje tablo reale te situates, detyrimeve tona dhe zgjidhjeve”, -shkruante Doda.

Me poshte teksti i kërkesë së saj:

Kërkesë për interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati

Nisur nga zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, dhe nga gjendja në të cilën ndodhet respektimi i të drejtave të njeriut nga shteti maqedonas per popullsinë shqiptare, kërkoj interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati, për të sqaruar Parlamentin e Shqipërise dhe opinionin publik mbi çështjet e mëposhtme:

Cila është situata e sotme në Maqedoni në pikëpamje të sigurisë, të rrezikut të shpërthimeve të konfliktit ndëretnik, apo përplasjeve midis palëve politike atje?

Cila është strategjia e veprimit të shtetit shqiptar i gjendur midis dy detyrimeve, njerit kombëtar dhe tjetrit për shkak të përkatësisë në Aleancën perëndimore të shteteve-atij mbrojtjen dhe përparimin e korpusit të lirive dhe të drejtave të popullit shqiptar atje dhe për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë?

A ka patur lëvizje të trupave ushtarake maqedonase dhe shtim përgjatë kufrit me Shqipërinë? Nëse po, cilat janë masat e marrë nga shteti shqiptar?

A është rrespektuar marrëveshja e Ohrit? Cili ka qenë implementimi praktik dhe juridik i akteve të kësaj marrëveshje? Cila është situata e arsimimit, politikave të punësimit dhe nevojës së kujdesit shëndetsor për popllsinë shqiptare në Maqedoni? Si dhe sa janë respektuar të drejtat e njeriut në popullsinë shqiptare, shtetase të Maqedonisë?

Cili është roli i deritanishëm i shtetit shqiptar në respekt të detyrimit kushtetues për të përkrahur popullsinë shqiptare kudo ku ajo ndodhet? Cilat janë hapat e mëtejshme që parashikoni të ndërmerrni në rast degjenerimi te situatës?

A ka gjasa për një revolucion të butë atje? Cila është qasja e Republikës së Shqipërisë ndaj faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile atje që mund ta realizojnë këtë revolucion?

A keni vendosur ju kontakte me të gjithë palët politike atje? Cili është pozicioni i tyre ndaj faktorit shqiptar dhe shtetit civil në Maqedoni?

A nuk mendoni se ka ardhur koha të ndryshohet sjellja e shtetit shqiptar ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni, duke hequr dorë nga paternalizmi me ngjyrim partiak, dhe të kemi qasje më përbashkuese e cila i favorizon rritjen e këtij faktori, lejon qarkullimin e elitave dhe hyrjen e faktorëve të tjerë të rinj, më përparimtarë?

SHKARKO APP