Doda: KÇK është një shpikje ordinere, refuzoj të flas për të

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU, refuzon të flasë për ligjin anti-KÇK si term, duke e cilësuar një zhargon dhe fjalor vulgar që nuk i përket politikës.

Doda: Refuzoj të flas për një ligj KÇK sepse është një zhargon dhe fjalor vulgar që nuk i përket politikës. Kap ç’a të kapësh është një shprehje e përdorur rëndom në kafene apo shtresa shumë problematike të shoqërisë.

E ftuar në Rtv Ora, Doda thotë se Edi Rama dhe krimi janë bashkë.

Doda: Nuk mundet që ta luftojë kur ka ardhur me votat e tij në pushtet. Është bërë dhe i dhunshëm, kushdo që i del kundër thotë është me krimin. I vetmi njeri që ka bashkëpunuar dhe është denoncuar publikisht si palë me to ka qënë kryeministri.

Ish-deputetja thotë se ligji vendoset dhe ndiqet nga prokuroria dhe gjykata.

Doda: Ekzekutivi ka rolin e tij, legjislativi ka rolin e tij. Këtu janë bërë të gjitha lëmsh sot. KÇK është një shpikje ordinere si fjalor. Nuk ka asnjë kuptim që të ketë këtë emërtesë. Bëhet me qëllim që tu thuhet njerëzve që unë po bëj dhe po luftoj krimin sepse dua të shkoj në zgjedhjet e parakohshme me këtë fitore në xhep dhe me negociatat e hapura.

SHKARKO APP