Doda: PDIU ka marrëveshje me PD, në zgjedhje do të shkojmë të bashkuar

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka thënë se opozita duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhje, në mënyrë që të krijohet një sinergji të madhe që të largojnë nga pushteti Ramën. Doda shprehet se partia e saj dhe PD-ja kanë lidhur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në zgjedhe do të garojnë së bashku.

“Ne kemi një marrëveshje me PD dhe jo marrëveshje në bllok. Sesi do të shkohet në zgjedhje, Idrizi ka përsëritur dhe me logjike se duhet të jenë të gjithë bashkë për të krijuar një sinergji të madhe dhe të përbashkët. Futja në një listë mund të ketë shumë probleme por këto duhen parë në muajt në vazhdim. Ne kemi një marrëveshje me PD dhe nuk është çështja më për teknikalitete por për të pasur një përmbysje. Ne kemi marrëveshje me PD por do të jetë kryesia e PDIU-së që do vendosë“, tha Doda.

SHKARKO APP