Doda: PDIU parti e dytë në koalicionin opozitar, Rama çdo ditë që merr frymë, i bën dëm këtij vendi
Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja Mesila Doda u shpreh se PDIU është një faktor i rëndësishëm dhe se është partia e dytë më e madhe në koalicion.
Doda tha se pushteti aktual po mundohet që të grabisë pasuritë publike dhe paralajmëroi se të gjithë ata që kanë hedhur firmën do të mbajnë përgjegjësi për të.
Doda: Ne jemi faktor shumë i rëndësishëm sepse 45 mijë votat e PDIU janë një resurs i madh. Të mos harrojmë se PDIU është partia e dytë për nga fuqia në këtë koalicion. Shqiptarët janë të lodhur dhe nuk ka ngelur njeri pa e kuptuar se ky pushtet është në panik dhe në mënyrë të babëzitur janë përpjekur të grabisin pasuritë publike duke e ditur që po ikën. Kam vetëm një porosi për ata që e bëjnë këtë duke vënë firmën: ligji dhe shteti nuk parashkruhen edhe pasi ata do të ikin nga pozicionet e tyre. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për firmat që hedhin. Ky parlament ka nevojë për zërin e komunitetit çam dhe këta përfaqësues do të jenë aty. Të gjithë personat do të garojnë në 9 qarqet e vendit dhe do të sjellin njerëzit e tyre aty për të kandiduar.
Ne mbështetëm vendimin e presidentin për ta kthyer projekti ligjin për zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit. E gjithë procedura është një shkelje sepse duhet të zgjaste 6 vite të tjera, ndërkohë që e merr nga Koncesionari kinez Kastrati, i cili merr aeroporte dhe rrugë, çfarë ngelen nga ky vend dhe këtu jepen si bashkëndarje dhe bashkëpronësi nga kryeministri Rama. Është lëvrim fondesh që i duhen Ramës për fushatë. Kjo do të thotë bileta më të shtrenjta për shqiptarët dhe me më pak shërbime. Para pak ditësh ra borë dhe u bllokua pista e Rinasit. Imagjinoni pak vendet e veriut të Evropës ku bie shumë dëborë! Këtu janë një grusht oligarkësh që e kanë zaptuar pushtetin ekonomik.
Doda shtoi se Rama nuk resht së bëri teatër, duke thënë se do të donte që të qëndronte në shtëpi, por sakrifikon për shqiptarët.
Doda: Rama nuk resht së bëri teatër, duke thënë se do të donte që të qëndronte në shtëpi, por për hir të shqiptarëve duke sakrifikuar për ta. Si mund të jetë njeriu kaq i shtirur? Ky njeri çdo ditë që merr frymë, i bën dëm këtij vendi. Ky njeri që i jep pronat e vendit sikur i ka pronar e babës, sikur ia ka lënë Kristaqi dhe bën qoka te njerëzit rreth e qark. Kjo është drithëruese, sepse edhe tallet duke thënë se po sakrifikon. Ky shet detin dhe tokën. Nderon varrezat e ushtarëve grek dhe heq toponimet. Unë nuk di një vepër që ky njeri të jetë krenar, përveç aeroporteve 3D që ka bërë.Ky është një person që çdo ditë ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve dhe mendon se teatrin do t’ia besojnë shqiptarët.