Dodik: Nuk do të lejojmë kurrë që Bosnja ta njohë Kosovën

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi nuk do të të lejojë kurrë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, pra Prishtinën, janë pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij. Sipad Dodik, Kurti është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të shqiptarët nga Kosova janë separatistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët po tentojnë të kapin një pjesë legjitime të vendit dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?