Dogana Morinës/Qindra kamionë në radhë, revoltohen shoferët
Qindra automjete të tonazhit të rëndë dhe transportit të mallrave, prej mëngjesit të sotëm qendrojnë në radhë për të kaluar kufirin drejt Kosovës.
Shkak i vonesave është bëre rënia e sistemit doganor të Kosovës. Drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar duke theksuar se ky nuk është rasti i parë por tashmë raste të tilla janë kthyer të shpeshta e veçanerisht gjatë fundjavave, duke shkaktuar jo vetëm vonesa e kaos por edhe rëndesë ekonomike për bizneset që ushtrojnë veprimtari te dyanshme.
Mes Shqipërisë e Kosovës, ka një rritje të konsiderueshme shkëmbimesh tregetare, veçanërisht pas implementimit nga ana e Kosovës të taksës 100 % për mallrat serbe por marrëveshjet ndërkufitare dhe unifikimi doganor ende spo japin frytet e pritshme duke lënë në fuqi barriera të panevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

