“Dogana pa letra”, shërbimi më i ri online, Denaj: Ulen kostot, standardet të përafërta me BE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizitë në ambientet e Degës Doganore Tiranë krahas të tjera njoftoi se tashmë Deklaratat doganore do të jenë të aksesueshme edhe online.

Sipas njoftimit, Shërbimi më i ri online për bizneset “Dogana pa letra”  është një modernizim i sistemit doganor shqiptar duke e përafruar atë me standardet e BE.

Denaj tha se kjo do të shkurtojë kohën e pritjes së bizneseve në doganë dhe do të ketë ndikim në uljen e kostove. Kjo do të bëjë të mundur edhe minimizimin e kontaktit fizik mes biznesit dhe sporteleve doganore. Denaj shtoi se tashmë gati 93% e deklaruesve nuk kanë nevojë të paraqiten pranë sporteleve doganore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i Doganave, Arlind Gjokuta tha në fjalën e tij se kalimi në sistemin ‘paperless’ është një moment historik për doganën shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?