Doganat ndryshojnë mënyrën e vlerësimit të makinave, merren parasysh edhe kilometra

Administrata Doganore Shqiptare ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve gjatë zhdoganimit, ku për herë të parë do të merret në konsideratë edhe numri i kilometrave të përshkuara nga automjeti.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rregullat e reja zbatohen për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, vetëm në rastet kur nuk mund të aplikohet metoda e vlerësimit përmes transaksionit, në përputhje me nenet 66–69 të Kodit Doganor.

Në këto raste, doganat do të përdorin edhe çmime reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Risia kryesore është përfshirja e kilometrave të automjetit deri në momentin e zhdoganimit si një nga elementet që ndikon në përcaktimin e vlerës doganore. Ky kriter do të analizohet së bashku me të dhënat teknike dhe karakteristikat e tjera të automjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet online do të përdoren vetëm kur metodat e tjera nuk mund të zbatohen, sipas rendit të përcaktuar nga metoda 1 deri në metodën 5.

Manuali nuk sjell ndryshime për automjetet e prodhuara më shumë se 10 vite përpara vitit aktual.

Doganat sqarojnë se synimi është vlerësimi sa më objektiv i automjeteve dhe një shpërndarje më e drejtë e detyrimeve, duke marrë parasysh jo vetëm markën, vitin, cilindratën dhe karburantin, por edhe kilometrat e përshkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 290 (7.5%)
Jo 3567 (92.5%)

Vota totale: 3857