Doganieri shqiptar në pikën kufitare të Morinës me koronavirus, bëhen 14 tamponë për kolegët e tij dhe punonjësit e policisë

Në pikën kufitare të Morinës një doganier nga Kosova ka dalë pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka brë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

Ndërkohë mësohet se pas konfirmimit të këtij rasti janë bërë 14 tamponë për punonjësit e doganës, si dhe punonjës të policisë që kanë pasur kontakte me rastin pozitiv.

Shehu ka thë se mbrëme prej 189 testime prej të cilava 23 kanë rezultuar pozitiv fatëkeqsisht me virusin COVID-19, njëri prej tyre është banor i Prizrenit, kjo ëshë e konfirmuar. Kemi pas kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Rajonal, këtu në Prizren dhe është konfirmuar. Fatëkeqsishtë ky është rasti i katërtë në komunën e Prizenit, ndërsa sa i përket rasteve të mbyllura ky është rasti i dytë në komunën e Prizrenit i infektuar me virusin COVID-19.

Rasti i fundit që doli mbrëm sigurisht është rast i kontaktit, nuk dihet akoma burimi i infeksionit të personit në fjalë, por nuk është rast i importuar kështu që tani jemi në një fazë tjetër në komunën e Prizrenit sa i përket luftimit të COVID-19, sepse tanimë në komunë tonë kanë filluar të dalin kontaktet e kontakteve pozitiv.

Personi në fjalë është zyrtar publik, punëtorë i Doganës, punon në Doganë e Kosovës respektivisht në pikën kufitare në Vërmicë.

SHKARKO APP