Dogjani: “Call center”-at paguajnë 500 milionë lekë Policinë
Asllan Dogjani, ish-deputet i PD-së, thotë se krerët e grupeve kriminale janë të privilegjuar në burgjet e vendit. Për të ndërkohë që qytetarët e thjeshtë arrestohen thjesht sepse luajnë kazino, “call center”-at i paguajnë Policisë së Shtetit 500 milionë lekë në muaj.
”Brenda nëpër burgje, kur u shkojnë për vizitë anëtarë të familjes, bllokohemi edhe ne si avokatë. Nuk të lënë të hysh. Një herë më thanë të prisja dhe mendova se mos kishte shkuar ndonjë ministër për kontroll. Kur e mora vesh, i kishin shkuar familjarët njërit prej këtyre krerëve të grupeve kriminale. Ata bëjnë ligjin, paguajnë para. Kjo ndodh në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Kur shikon këto, kjo ndikon absolutisht te Ilir Meta”
Çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë? Çfarë ka prodhuar Reforma në Drejtësi? Unë mendoj se kjo reformë ishte pjesë e një plani të mirëmenduar për ta shpopulluar Shqipërinë, për të na zëvendësuar me indianë. Jam në terren përditë dhe e shikoj se çfarë ndodh: merren dhe arrestohen njerëz se po luajnë kazino, ndërkohë 500 milionë lekë në muaj paguajnë call center-at te Policia e Shtetit”,-tha Dogjani në A2CNN.
KOHA JONË SONDAZH

