Dogjën të gjallë në makinë biznesmenin shqiptar, dënohen dy të rinjtë britanikë

Ne foto: Viktima Vilson Meshi

Dy britanikë kanë marrë dënimin për vrasjen 31-vjeçarit shqiptar Vilson Meshi. Ata dogjën të gjallë  shqiptarin në makinën e tij më 27 shtator të vitit të kaluar.

Viktima Vilson Meshi me origjinë nga Hasi, zotëronte një lavazh makinash si dhe ishte bodybuilder.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atë natë, 31-vjeçari kishte udhëtuar me makinën e tij drejt qytetit ku jetonin fëmijët, por nga lodhja e kishte zënë gjumi në një parking.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht gjithçka ndodhi atëherë kur dy adoleshentë, 18 vjeçari Keani Hobbs dhe një 16 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, qëlluan drejt makinës së tij një fishekzjarr, shkruajnë mediat lokale.

Makina mori flakë menjëherë duke bërë që Meshi të digjej brenda saj.

Dënimi për autorët është caktuar të jepet këtë të premte (nesër) në Chelmsford Crown Court.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?