Dogji Ferrarin e Noizy-t, Gjykata e Durrësit vendos për fatin e të riut nga Vlora

”Arrest me burg”, dha këtë të martë Gjykata e Durrësit për vlonjatin Siar Konti, i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme dhe shkatërrimit të pronës me zjarr.

Konti u kap nga kamerat e sigurisë teksa i vendoste flakën një mjeti tip Ferrari, të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”. Për këtë ngjarje është ndaluar dhe një 17-vjeçar, për të cilin gjykata dha masën detyrim paraqitje, si bashkëpunëtor në zjarrvënie.

Para policisë, Siar Konti pranoi autorësinë e ngjarjes dhe deklaroi se ishte paguar nga një reper tjetër, i njohur si Cllevio për të djegur Ferrarin 300 mijë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?