Dokle: Ligji i Luftës me Greqinë, absurditeti më i madh
Ish-kryetari i Kuvendit e ish-zv.kryeministër, deputeti socialist Namik Dokle e ka cilësuar të kotë debatin që u zhvillua në Kuvend dje për ligjin e luftës që Greqia akoma mban në këmbë.
Sipas tij, këto debate absurde e kanë zanafillën te një ligj absurd, ku në bazë të një dekreti të Viktor Emanuielit III vendet e pushtuara, mes tyre dhe Shqipëria, hynin në luftë automatikisht me secilin shtet me të cilin Italia ishte në konflikt të armatosur.
Në atë kohë qeveria nën pushtim e Tiranës i shpalli luftë Anglisë, Francës, Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë, SHBA dhe Greqisë, por vetëm kjo e fundit mban akoma ligjin e luftës me Shqipërinë.
Po citojmë të plotë postimin e deputetit socialist në rrjetet sociale:
Dje ne Kuvend plasi nje “lufte” replikash lidhur me te ashtuquajturin ligj i luftes qe Greqia e mban akoma ne kembe!!!
Ne fakt, ky fare “ligji” eshte absurditeti me i madh ne marredhenjet nderkombetare! Ku e ka burimin ky absurditet qellimkeq?
Ne baze te nje dekreti ( Nr.194, date 09.06.1940) te Viktor Emanuelit te trete, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin te detyruara te hynin automatikisht ne lufte me cilindo shtet, me te cilin Italia do te ishte ne konflikt te armatosur. Mbi kete baze, Qeveria e Tiranes shpalli lufte:
-10 qershor 1940: Anglise dhe Frances.
-28 tetor 1940: Greqise.
-6 prill 1941:Jugosllavise.
-22 qershor 1941:Bashkimit Sovjetik.
-7 dhjetor 1941:SH.B.A-se.
Nga te gjitha keto gjashte shtete, vetem Greqia mban akoma ligjin e luftes me Shqiperine.
Pse?! Pse?1 Një mijë herë pse?!!
KOHA JONË SONDAZH

