Doktoraturat, ish ministri socialist i Arsimit kundër vendimit të Ramës
Ish ministri i Arsimit i qeverisë së Fatos Nano e quajti të pazbatueshëm vendimin e qeverisë Rama për verifikimin e doktoraveturave dhe ndërprerjen e tyre.
Rektori Ethem Ruka i ftuar në tryezën e rrumbullakët me rektorë të universiteteve shtetërore dhe priteve të organizuar sot paradite në ambientet e Kuvendit, Ruka kërkoi zhbllokimin me urgjencë të kësaj procedurë.
Ruka shprehu shqetësimin se Shqipëria nuk ka ende një raport kombëtar mbi gjëndjen e teknologjisë dhe shkencës në Shqipëri dhe se po rrezikohet të humbet identiteti kombëtar pasi qeveria nuk jep fonde për institucionet që punojnë në këtë fushë të rëndësishme.
Takimi u organizua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Pjese nga fjala e sotme e Ethem Rukes
Kërkimi shkencor në vendin tonë është zbehur, sporadik, vuan për fonde. Ka një sërë problemesh me kërkimin sepse edhe ato institute kërkimore që kishte Shqipëria, kaluan në varësi të institucioneve të tjera u shkrinë si kripa në ujë. Sot nuk ka institucione kërkimore në Shqipëri. Kjo është një dramë dhe sinjal alarmi që duhet të na trondisë të gjithë
Ato pak institute që kanë mbetur dhe që mbeten me shpirtin e kombit, si instituti i historisë apo gjuhësisë në kuadrin e Albanologjisë dhe Arkeologjisë janë në një gjëndje të mjeruar.
Janë në kufijtë e mbijetës. Është një këmbanë alarmi. Duhet të financohet në burime njerëzore dhe në fonde për kërkime edhe të mos mbetemi në fonde të huaja që janë të limituara dhe kapin fusha të qarta.
Fondet e para janë ata që ruajnë identitetin tonë. E shikoj si një gjë urgjente.
Ata që vendosin politikat financiare duhet të jenë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm, më shumë fonde sepse kjo është e rëndësishme.
Jam i shqetësuar sepse këtu nuk ka një raport kombëtar mbi gjëndjen e teknologjisë dhe shkencës në Shqipëri. Për të na treguar ku jemi, ku do vemi. Nuk punon asnjë vend pa këto raporte. Nuk e di kush duhet të marrë përsipër por kam përshtypjen se Akademia e Shkencave duhet të jetë në pararojë të kësaj iniciative, për të prodhuar raporte që kanë rëndësi kombëtare.
Ne na duken të pavlerë, merremi me gjëra të përgjithshme, grindjet i bëjmë çdo ditë. Në televizor shikojmë banalitetin e ditës ndërkohë ka gjëra më të rëndësishme që kanë të bëjnë me të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Ka gjëra që bëhen me lekë por ka dhe gjëra që bëhen me mënd, me dashurinë për atdheun. Mund të duket arkaike por kështu është.
Punonjësit dhe pedagogët e kërkuesit e shkollave tona të larta edhe vullnetarisht mund të punojnë po të ftohen nga institucionet për të kontribuar për hartimin e këtyre raporteve të cilat do i paraqiteshin qeverisë e kuvendit dhe të merreshin në konsideratë nga ata.
Jemi të shqetësuar sepse në Shqipëri ka ndodhur një inflacion gradash dhe titujsh shkencore gjatë gjithë këtyre viteve. Pa vënë limite majtas apo djathtas ky proces ka vazhduar në vazhdimësi, deri në doktorata dhe artikuj fiktivë të botuar në sajte fiktivë, jashtë dhe që paraqiten si artikuj origjinal.
U bë një vendim qeveri me shpejtësi pas protestave të studentëve por që është i pazbatueshëm. U bë me urgjencë.
Të verifikosh doktoratat sot duhet infrastrukturë jashtëzakonisht e madhe, duhen kritere, duhet të jetë shumë e qartë se çfarë quhet kopjim dhe çfarë origjinalitet. Sa përqind shkon doktorata. Të gjitha vendet e tjera i kanë përcaktuar kriteret por tek ne mungojnë
Parashikoj një proces të vështirë që ky verifikim të bëhet, ashtu si e shikoj të vështirë prej shumë vitesh shkolla ose cikli i tretë i edukimit të shkollave të larta, që ka të bëjë me shkollën doktorale është i bllokuar.
Në një kohë që nuk ka arsye të bllokohet. Duhet të zhbllokohet me urgjencë kundrejt kritereve që duhet të jenë shumë të ashpra, filtruese për të bërë doktorata të kualitetit të lartë si në vendet e tjera. Nuk besoj se zgjidhja për të ulur numrin e doktoruesve në Shqipëri është të bllokohet një proces i tërë të paktën prej 7 vitesh. E quaj të papranueshme. Duhet të zhbllokohet.
Ne jemi gati të hapim masterat ekzekutivë për njerëzit që punojnë në administratë.