Doktori sirian vdes në pyjet e Gjirokastrës, nga i ftohti

 që tentuan dy ditë më parë të kalonin kufirin drejt Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur më 4 dhjetor, ndërkohë që mediat greke raportojnë se personi që humbi jetën në territorin shqiptar, kishte protestuar me 200 sirianë të tjerë në një kamp refugjatësh në Athinë, rreth dy javë më parë. Ai kishte vendosur më tej, me 30 sirianë të tjerë që të largohen, fillimisht drejt Shqipërisë. Refugjatët sirianë gjatë rrugës, mbi malet në afërsi të Kakavaijës, janë ndeshur me një përrua dhe prej kushteve të motit, Dr. Ayman Ghazal, është ndjerë keq. Në këto momente sirianët kanë kërkuar ndihmën e një ambulance, por u është thënë që të zbresin në Kakavijë, ku ishte edhe pika më e afërt. Edhe policia u ka thënë të njëjtë gjë.  Nga vonesa e ndihmës së pari, doktori sirian humbi jetën, ndërsa klandestinët e tjerë janë kthyer sërish në Athinë, në kampin ku qëndronin, nga ana e policisë sonë. Në bazë të raportit të  “Deport Racism”  doktori sirian vdiq, teksa u përpoq të kalonte kufirin nga Greqia në Shqipëri. Ata kishin marrë një autobus nga Janina, dhe më pas tentuan të kalonin në këmbë kufirin drejt territorit tonë, për t’i shpëtuar kalimit të paligjshëm të kufirit, por u ndeshën me një tragjedi. Dr Ayman Ghazal, rreth 50-vjeç,  ishte me origjinë nga Aleppo. Miqtë e tij thanë se pas 10 ditë protestë që bëri në Athinë, ai vendosi të largohej në vende të tjera europiane.

SHKARKO APP