Dokumenti i miratuar në Këshillin Kombëtar, Gent Gaba: Luftë e brendshme e PD-së

Gentian Gaba, nga Koalicioni Euroatlantik komentoi dokumentin e miratuar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku propozohet “desorosifikimi” i partisë.

“Është lëvizje imitim i asaj që po ndodh në SHBA, ku vetë zoti Trump ka Sekretarin e Thesarit që ka qenë njeriu më besnik i Sorosit. Kjo duket një lloj lufte e brendshme në vazhdim”, tha fillimisht Gaba.

“E dyta, nëse ky dokument do të besonim se ka vlerë, do të ishim naivë. Sepse ka një statut që nis nga primaret, të cilat nuk u respektuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të parët u vunë të fundit dhe të fundit u vendosën të parët. Ishte dhe neni “Basha”… Është një zbor që i bëjnë njëri-tjetrit për disa pozicione. Por, thelbi është që duke mos u respektuar këto zotime, janë shkaktuar pakënaqësi”, shtoi Gaba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, “në PD po pengohen njerëzit që duan meritokraci”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?