Dokumenti/ Ja si propozohet të jetë statuti i ri i PD-së

Zbardhet dokumenti politik i grupit politik të punës për statutin e ri të PD-së. Në draftin e publikuar nga Ora News, specifikohen konceptet politike që duhet të avancohen me statutin e ri.

1. Per afrimin e vendimarrjes tek anëtarësia,në statusin e ri parashikohet:

-Aplikimi i praktikës së votimit “një anëtar një votë” edhe për drejtuesit e Grupseksioneve; Anëtarësia të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe sekretarin e seksionit por edhe kryetarin e Grupseksionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Përfshirja e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku propozohet që kandidaturat që plotësojnë kriteret të kalojnë në filtrin e votës së antarësisë përpara se institucionet qëndrore si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Organet qëndrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të kenë mundësi të propozojnë kandidaturat e tyre alternativë për funksione që janë brenda kompetencës së tyre.

-Dhënia e kompetencave të qarta dhe specifike organeve qëndrore për vendimmarrje të rëndësishme politike të partisë.

2.Për një efektivitet më të mirë të strukturës së partisë, në statutin e ri propozohet:

– Zgjerim të funksioneve, përgjegjësive dhe kompetencave tyë kryetarit të Grupseksionit, ku ky i fundit pas zgjedhjes me “një anëtar një votë” të jetë automatikisht dhe anëtar i Kryesisë së Degës

-Kryesia e Degëve të Partisë të jetë mbi bazat e funksioneve

-Përfshirjen e performancës si kriter vlerësimi

-Rregullimin e institucionit “Kolegji i Kryetarëve”, i përbërë nga kryetarët e Degëve shoqëruar me funksionet përkatëse.

-Zvogëlimi i numrit të anëtarëve të trupave kolegjialë qëndrorë dhe vendorë

a)Kalimi në kryesitë e degëve mbi bazën e funksioneve

b)Kryesia qëndrore propozohet të jetë më e vogël në numër

-Funksionin dhe detyrat e Kordinatorit Rajonal në vend të trupës kolegjiale që ka statuti ekzistues, pasi theksohet se trupa e deri sotme nuk ka funksionuar.

-Rishikimin e organizmave qëndrorë dhe lokale Departamente dhe KOP

a) Në çdo degë të krijohet Bordi Këshillimor

b)Departamentet qëndrore të përcaktohen si numër nga Kryesia

c(Komiteti i Orientimit të Politikave mban të njëjtën mënyrë organizimi dhe funksionimi.

3. Për rregullimin e funksionimit të partisë në statutin e ri parashikohet:

-Referenca të qarta statutore për rregulloren dhe parimet e tyre bazë

-Vendosjen e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel

-Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të partisë. Komisioni i Apelimit/Gjykatës dhe ngritja e tij të bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar.

-Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”.

-Rregullimet për  ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?