Dokumenti/Kasmi: Bisedimet e fshehta të Ballit Kombëtar me grekët

Historiani Mariglen Kasmi i ftuar në “Arena” në Ora News, publikoi një dokument nga arkiva gjermane për bisedimet midis Ballit Kombëtar dhe qeverisë greke të drejtuar nga Napoleon Zervës.

Pjesë nga biseda: 

Kasmi: Është një dokument që ka informacione për bandat greke dhe kam marrë një informacion, marrëdhëniet e Zervës me Mihaloviçin dhe bandat nacionaliste shqiptare. Në raport thotë se më datë 25 dhe 27 mars ’44 janë bërë biseda dhe tentativa për marrëveshje me Ballistët. Ajo që mua më bën përshtypje, është një muaj përpara tentativës për konfederatën në Greqi. Bisedat janë kryer dhe thuhet se takimi po zhvillohet në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jazexhiu: Mid’hadi kërkonte shkëmbimin e grekëve njësoj siç bëri Greqia me çamët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kasmi: Në qershor të 44-s, dy muaj pas këtyre letrave, gjermanët marrin vendim dhe thonë që nëse bie dakord qeveria shqiptare, të bëjmë shkëmbim popullsie. Këtu humbet komunikimi. Qeveria shqiptare kuislingë nuk e mbështet këtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?