Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës”, PD: Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave

Aktualitet E premte, 18 Tetor 2019 11:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në mbledhjen e të ardhura.

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti tha se dokumenti konfidencial ndodhet në tavolinën e kryeministrit Rama.

Sipas Telitit, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak, ndërsa shtoi se të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit.

Deklarata e plotë:

Qeveria do të miratojë së shpejti në parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve.

Akti normativ qeveritar:

Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.
Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.
Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.
Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.
Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 1 ore

Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve.

Partia Demokratike është e vetmja alternativë e besueshme qeverisëse! Me programin tonë që ka në bazë vullnetin e çeliktë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të luftuar korrupsionin, ne do ta nxjerrim vendin nga kriza e besimit dhe e shpresës, do të rimëkëmbim ekonominë dhe do të punojmë për mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Etiketat e lidhura

Dorian TelitiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 12 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 58 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 59 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.