Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dokumenti sekret për covid-19/Britania e Madhe përgatitet për 7.9 milion të hospitalizuar

Aktualitet E hënë, 16 Mars 2020 13:18
Dokumenti sekret për covid-19/Britania e Madhe përgatitet për 7.9 milion të hospitalizuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në shtrimin e 7.9 milion njerëzve në spital, sipas një konferencë sekrete të Shëndetit Publik në Angli (PHE). Është hera e parë që drejtorët e shëndetit publik që merren me virusin kanë pranuar se ai do të qarkullojë për rreth 12 muaj të tjerë. Studimi tregon se edhe drejtorët shëndetësorë ashtu si edhe rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë kësaj kohe. Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë në fakt do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë do të infektohet me virus.

Dokumenti tregon se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”. Ekspertët e shëndetit publik kanë frikë se epidemia do të “të arrijë kulmin” në Britani të Madhe. Briferi tregon gjithashtu se sa shumë mund të ndikojë infeksioni në shëndetin publik dhe atë të personelit në shërbime kritike siç janë SHPK, policia, zjarrfikësja dhe transporti. Ky dokument është hartuar ditët e fundit nga ekipi i gatishmërisë dhe urgjenca e PHE dhe është aprovuar si i saktë nga Dr Susan Hopkins , zyrtari kryesor i PHE që merret me shpërthimin e virusit. Është ndarë gjithashtu me shefat e spitalit dhe mjekët në Angli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nëse populli dëgjon se ky virus mund të zgjasë deri në 12 muaj, njerëzit do të shqetësohen shumë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore. “Një vit është plotësisht i bindshëm. Por kjo shifër nuk do të kuptohet dhe aq shumë nga populli”,-shtoi Hunter, një ekspert për epidemiologjinë. “Unë mendoj se do të përfundojë në verë, në fund të qershorit dhe do të rikthehet në nëntor, ashtu siç është gripi i zakonshëm sezonal. Unë mendoj se do të ekzistojë gjithmonë por ndyshimi është se do të jetë më e lehtë me kalimin e kohës, pasi imuniteti ynë do të forcohet”. Fakti se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta zhdukte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dokumenti gjithashtu zbulon se rreth 500,000, prej 5 milion njerëzve që konsiderohen jetësore sepse ata punojnë “në shërbime thelbësore dhe në infrastrukturë kritike” do të sëmuren në çdo kohë gjatë një kulmi muajsh të epidemisë. 5 milion përfshijnë stafin, 1 milion NHS dhe 1.5 milion kujdesin shoqëror. Sidoqoftë, konferenca ngre pyetje se si Britania do të vazhdojë të funksionojë normalisht, duke paralajmëruar se “Vlerësohet se të paktën 10% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë kollë në çdo kohë, gjatë muajve të pikut të përhapjes së Covid-19. Sipas këshillave shëndetësore, Boris Johnson tha të enjten e kaluar, kushdo që ka një kollë duhet të izolohet për të paktën shtatë ditë.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 5 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 5 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 7 orësh

Shërbimi shëndetësor nuk mund të përballojë numrin e madh të personave me simptoma që duhet të testohen sepse laboratorët janë “nën presione të konsiderueshme të kërkesës”. Tani e tutje do të testohen vetëm të sëmurët shumë seriozë që janë tashmë në spital dhe njerëzit në shtëpitë e përkujdesjes dhe burgjet ku është zbuluar koronavirusi. Një figurë e lartë e NHS e përfshirë në përgatitjen për numrin në “rritje” tek pacientët, jeta e të cilëve po rrezikohet nga Covid-19, tha që një normë e infeksionit 80% mund të çojë në më shumë se gjysmë milioni njerëz që do të vdesin. Nëse shkalla e vdekshmërisë rezulton të jetë 1%, atëherë kjo nënkupton 531.100 viktima. Por nëse hamëndësimi Whitty del i saktë që përqindja e vdekshmërisë do të jetë më afër 0.6%, kjo tregon se 318.660 do të vdesin.

Ekspertët që këshillojnë qeveritë në të gjithë botën për mënyrën se si rriten epidemitë thonë se do të ketë një rritje të shpejtë të rasteve duke arritur kulmin dhe më pas do të ketë një rënie. Whitty, i cili ka parë studimin e bërë nga Mbretëria e Bashkuar dhe shkencëtarët globalë, thotë se numrat e rasteve do të rriten shumë shpejt gjatë 10-14 javëve të ardhshme. Kjo do të thotë një kulm rreth fundit të majit deri në mes të qershorit. Strategjia e të gjitha vendeve është të vonojë atë kulm dhe ta zgjas atë për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë më të afta të përballojnë. Ekziston gjithashtu mundësia që trajtimet e reja do të jenë në dispozicion deri atëherë.

Burimi: “The Guardian”

Marrë nga /abcnews albania/

Etiketat e lidhura

BritaniaCovid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 5 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 5 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 5 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 5 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 17 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 21 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 8 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 5 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.