Dokumenti/ Shkollat pajisen me manualin sesi duhet të sillen në rast tërmeti

Ministria e Arsimit ka hartuar një plan veprimi për shkollat lidhur me qasjen e tyre në rast tërmeti.

Drafti që mban datën 2 dhjetor dhe që Ora News e disponon, specifikon se secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasa dhe planin e daljes emergjente.

Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan dalje emergjente në nivel shkolle. Ky plan, pasi të rakordohet,duhet të printohet dhe postohet në një vend të dukshëm ku postohen njoftimet e tjera të shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e parë të rifillimit të mësimit, ky plan duhet të diskutohet dhe ushtrohet me nxënësit, pra të bëhet një simulim mbrojtjeje dhe daljeje emergjente në rast tërmeti. Pas kësaj, duhet të mbahen leksione për fenomenin natyror që shkakton tërmetin dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

MAS sugjeron që ditën e parë të mos bëhen vlerësime të nxënësve dhe të jeni fleksibël në zbatimin e planit mësimor.

“Lejoni nxënësit të diskutojnë në mënyrë të strukturuar për përjetimin e tyre individual të tërmetit” porosit MAS.

Shikoni draftin e plotë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?