Doli forcë e tretë në garën për Tiranën, Qori: Shumë kandidatë nuk përballeshin dot me mua në debat
Supriza në Tiranë, përveç kryetarit Erion Veliaj, është edhe që Lëvizja Bashkë doli forcë e tretë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha se kandidatët e tjerë që garonin në 14 maj për Bashkinë Tiranë e kanë pasur problem të përballeshin me të në debat.
“Unë do të doja shumë që të kishte një debat mes kandidatëve përpara zgjedhjeve. Kam përshtypjen që kjo duhet zgjidhur me ligj. Kandidati duhet të jetë i detyruar që të përballet me rivalët, të ulen të paktën 1 herë në një tavolinë. Përndryshe fushata bëhet një fabrikim imazhi.
Mendoj që të gjithë rivalët që unë kam pasur, kanë pasur problem që të përballeshin me mua në debat. Sepse diferenca morale është e madhe. Kanë pasur frikë edhe për deficitin intelektual. Janë ambalazhime të marketingut të partive të tyre. Të rinjtë kanë qenë aktivistë. Të rinjtë kanë ecur për orë të tëra në këmbë. Mbështetjen e kemi marrë ngado. Votat tona kanë qenë të shpërndara në mënyrë uniforme”, tha Qori.