Doli nga burgu, por nuk e priti asnjë familjar. Berti: Nuk jam penduar se gruaja e kishe hak…

Berti, është një nga përfituesit nga Amnistia Penale që doli sot nga burgu i Drenovës në Korçë. Ai fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.

Berti nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut. Ai tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, me shumë vështirësi, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje. Edhe pse me gojën e tij, pranon se nuk është penduar, dhe se e kishte hak drurin gruaja.

“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?