Dollarët rusë, Kulluri: Basha ka gënjyer në lidhje me pagesën për foton me Trump

Edvin Kulluri thotë se ngjarja e dollarëve të dhëna nga Rusia për PD-në, është ngjarja më e rëndë në 30 vitet e fundit. Po ashtu ai thotë edhe se ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka gënjyer në lidhje me pagesën për foton me Donald Trump, gjatë kohës që ishte President.

”Ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur, di që ka pasur një hetim. Nëse zoti Muzin ka një dënim dhe e ka sqaruar pozicionin e tij, besoj ka folur. Nëse ka kryer vepër penale, logjikisht me deduksion e ka sqaruar mospërputhshmërinë e dy deklaratave që ka bërë. 

Nëse Muzin e ka sqaruar këtë çështje se është PD-ja dhe Basha që i ka kërkuar këto të ardhura, këtu kemi mosdeklarim të ardhurave nga PD-ja. Rasti më i rëndë për të, nuk janë këto dy vajzat e kompanisë, është një kompani tjetër ku pronarja e saj është nëna e vajzave.

Binakja përfshihet në transaksione me shërbimin sekret rus dhe kjo është më e rënda. Kjo është një përgjegjësi e madhe e Partisë Demokratike, kjo mbase është ngjarja më e rëndë ndoshta e 30 viteve të fundit. Basha ka gënjyer në lidhje me pagesën për foton me Trump. Nuk ka asnjë justifikim shkresor për procedurën. Veprimet janë kryer jashtë Shqipërisë. Ne rastin më të mirë rrezikon të akuzohet për fshehje te ardhurash”.

SHKARKO APP