Dom Gjergj Meta: 30 qershori absurdi më i madh shoqëror

Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit, ka reaguar në lidhje me votimet e 30 qershorit, duke thënë se ai proces është pika më e lartë e një absurdi shoqëror. Sipas tij gjykatat thjesht po e legalizojnë këtë.

Meta është një zë aktiv, teksa jep mesazhe të forta për tejkalimin e krizës politike.

Me një shënim në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta thotë se pas 30 qershorit jemi në pikën më të lartë të absurdit shoqëror.
“A po shkon Shqipëria drejt një autokracie? Këtë nuk e di, ndoshta po ndoshta jo. Por me siguri, pas 30 qeshorit, jemi në pikën më të lartë të një absurdi shoqëror, paprecedent në historinë e demokracisë. Gjykatat thjesht po legalizojnë këtë absurd”-shkruan Dom Gjergj Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?