Dom Gjergj Meta: Nuk ka vend përdorimi i religjionit për sundim apo për proselitizëm
Dom Gjergj Meta ka ndarë lutjen e Papa Françeskut në Indondezi, ku bën thirrje për vëllazëri midis njerëzve të besimeve të ndryshme.
Në vijim postimi i plotë i Dom Gjergj Metës në Facebook:
Përkundër prirjeve integraliste dhe fondamentaliste apo gjuhës së urrjetjes, Papa Françesku në Indonezi bën thirrje për vëllazëri midis njerëzve me religjione të ndryshme. Kjo është rruga dhe jo ajo që rëndom dëgjojmë e atyre që denigrojnë besimin e tjetrit. Nuk ka vend përdorimi i religjionit për sundim apo për proselitizëm.