Dom Simon Jubanit, kolosi qëndresës antikomuniste.

Nga Nest Zefi-
Në përvjetore të ndryshme të ndamjes nga jeta, jam mundue me shkrue dy rreshta përkujtues homazh për figurën e Dom Simon Jubanit, nji unikum qëndrese e dëshmie ndaj çdo ideologjie apo asgjalogjie që ka gjallue ndër shqiptar e madje edhe ne botë. Sot mbushen plot 12 vjet prej kalimit ne amshim te dom Simon Jubanit, me emnin dhe veprën e të cilit asht e lidhun pazgjidhmënisht perpjekja titanike e popullit shqiptar e sidomos komunitetit katolik me u lirue prej vargojve te tiranise kriminale te pushtuesve otomane e komuniste. Në nji bisedë të shkurtë që kam pasë me ta pak para se me dekë, më pati habitë thellësia dhe diagnostikimi inkuadrues i natyrës jo fort të mimetizuem të antikrishtit modern dhe shpresa granitike e ngallnjimit të fesë të Krishtit në Shqipni e mbarë botën, tue tregue me parrezi e fjalë të thjeshta mjerimin e eksponentëve tonë të kulturës, politikës dhe të klerit. Vështrimi mbinatyror që perceptojej prekshëm në bisedë me ta, ndoshta për disa shihej si çmenduni e moshës apo temperamentit, në fakt ishte fryti i pjekun i rranjosjej të tij në besnikërinë ndaj Krishtit Zot.
Dom Simoni, me lirinë e shpirtit, vendosi me i kalue te gjitha stacionet e kalvarit te tij ekzistencial, tue u ba meshtar kur po mbylleshin Kishat, tue sfidue haptazi rregjimin kur kisha po fillonte me hy ne katakombe e mbi te gjitha me meshën e parë te lirisë, çertifikoi shembjen e turpshme te ngrehinës të pushtetit te antikrishtit. Perveçse martir autentik i Kishes katolike në të gjallë dhe tash mbas kalimit në amshim, ai ishte ikona, gati e vetme e rrezimit të enverizmit shqiptar. Pishtuket e fikun të demokracise çakalle shqiptare, te bamë me letra të rreme, nji pjese e të cileve sot po orvaten me përmirsue “biografinë”, tue germie në arkivat e tyne fallso e të turpit, janë pikerisht ata që Dom Simoni i leciste pa prajt si rreziku ma i pabese për rimambjen demokratike te vendit tone.
Pak vetë, fatkeqesisht i vunë veshin këtij paralajmrimi profetik të Dom Simonit, perkundrazi, për këtë arsye, filluen ta margjinalizonin me metoda tipike meskine bash ne zenitin e lavdise te tij. Dom Simoni, si gjithmone koherent e parimor nuk u perkulë kurre përballë asnji shantazhi, por e vezulloi dhe e pasunoi deshmine e tij shejte me thjeshtesine e jetes autentike meshtarake dhe civile. Ai na ka tregue konkretisht me qendrimet e tij kundër rrymës, identitetin e vërtet, të vobegët dhe qesharak të modelit të zaptuesit uzurpues te flamujve te demokracise dhe qendreses antikomuniste. Dashnia për të vërteten e vendosi në kundershti te hapun me “protokollet” e hipokrizise e skizofrenisë të kompromiseve “miqsore” alla shqiptarqe.  Fliste atë qe mendonte, tue e filtrue me fenë e Krishtit dhe jetonte ashtu sikur mendonte, gja e rralle per nji shqiptar te kohnave moderne. Ne panteonin e shejte te Naneë Terezës, Gjergj Kastriotit, Pater Gjergj Fishtes, Pater Anton Harapit, martirët e kanonizuem te Kishes Katolike, mendjet e ndrituna te inteligjencës si Koliqi e Çamaj, rrin natyrshem e pervujtnisht krenueshem edhe Dom Simoni Jubani, legjenda e qendresës ndaj çdo të keqe totalitare e modeli i nji integriteti te pasuperueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?