Don Mark Pashkja uron besimtarët për Krishtlindjet: Ta praktikojmë dashurinë

Dita e nesërme shënon kremtimin e Krishtlindjeve, një festë mjaft e rëndësishme për të krishterët në mbarë botën. Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri Don Mark Pashkja shpjegoi se çfarë përfaqëson kjo festë.

”Krishtlindja për të krishterët është ardhja e Zotit në Tokë, zbritja e Zotit në mes të njerëzve. Njëherë e përgjithmonë merr fund ajo distanca dhe humnera e jashtëzakonshme që ekziston mes njeriut edhe Zotit. Zoti nuk është më larg njeriut, nuk ka një hapësirë ndarëse, bëhet njeri. Nga ana logjike duket si e pamundur, por duke qenë se për Zotin gjithçka është e mundur, edhe e paimagjinueshmja bëhet e mundur. Nga kjo arsye buron motivi i gëzimit e festimit për të gjithë të krishterët dhe jo vetëm. Ka aftësinë të përfshirjes të të gjithë besimtarëve”,-tha Dom Mark Pashkja.

Sipas tij, Krishtlindja ka 3 momente kryesore. ”Kulmi dhe pika më e lartë është pritja e natës së sotme, pjesëmarrja në meshën e darkës. Mund të kremtohet në orare të ndryshme dhe direkt pas meshës, gjiothë familja mblidhet pë rnjë darkë të shpejtë dhe për të shkëmbyer urimet. Festa fillon me meshën! Dita e nesërme është më tepër e karakterit familjar e social. Festa e Krishtlindjes është tipike e familjes. Dreka familjare që paraprihet ndonjëherë edhe me meshë të mëngjesit. Këshillohet të festohet rreth familjes së ngushtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?